Kosova

Cramon: Kosova dhe Republika Srpska nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë për “Al Jazeera Balkans” ka thënë se Kosovën dhe Republika Srpska-n në BeH “nuk do ti krahasoja”.

“Nuk do ti lidhja në asnjë mënyrë”, i është përgjigjur pyetjes për analogji eventuale mes këtyre vendeve.

Sepse, thotë Cramon, “këta janë dy çështje të ndara”, dhe se “çështja që po trajtojmë në Bosnje trajtohet ndaras nga ajo mes Kosovës dhe Serbisë e cila trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi”.

Ndërkaq, shtoi se “as nuk do të doja të hedh spekulime se entiteti boshnjak i Republika Srprska është në ndonjëfarë mënyre monedhë për koncesionet e Serbisë ndaj Kosovës”.

“Ne nuk duam këtë gjë, sepse ky particion është ndaluar”.

Atë çfarë BE dëshiron, beson Cramon, “është që këta vende ti kthehen demokratizimit dhe zgjidhjeve paqësore për problemet e brendshme”.

Kjo, sipas Viola von Cramon, bëhet “përmes implementimit të plotë të reformave të lidhura me Bashkimin Evropian”.

Ndërkaq, se si nuk bëhet demokratizimi dhe se si është rruga drejt jo BE-së, Cramon lë të nënkuptohet me atë që e quan “krijim konstant të tensioneve të nacionalizmit”.

Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej vitesh formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë e quan “bosnjëzim të Kosovës”, dhe kundërshton kategorikisht formimin e një asociacioni mbi baza etnike.

Qëndrimi i kahershëm i Kurtit kundër Asociacionit është se ajo lëndon shtetësinë e Kosovës me një entitet brenda që konsiston në pushtet ekzekutiv dhe si një Republika Srpska potenciale brenda shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore