Kosova

Cramon: Duhet të dimë me ndihmën e kujt u krye sulmi terrorist


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë për The Guardian se është e shqetësuar për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

“Jam thellësisht e shqetësuar për sulmin e fundit në Banjskë dhe pasojat e mundshme që mund të ketë prodhuar”, tha Cramon.

Ajo ka theksuar se duhet kuptuar se me ndihmën e kujt është kryer sulmi terrorist në Banjksë të Zveçanit më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin ky grup duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, shtoi Cramon.

Tash sipas Cramonit, BE-ja tani duhet të rivlerësojë strategjinë e saj të përgjithshme ndaj bisedimeve Serbi-Kosovë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

“Qasja aktuale e cila fokusohet në stabilitetin ekonomik dhe politik çoi në sulmin në Banjskë. Në vend të kësaj, ne duhet t’i japim përparësi sundimit të ligjit dhe demokracisë”.

Harku i krizës në pjesën veriore të Kosovës dhe “hija kërcënuese” e bandave kriminale janë zgjeruar edhe më tej, posaçërisht pas sulmit terrorist në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, tashmë i nderuar me titullin ‘Hero i Kosovës’, Afrim Bunjaku, u vra në orët e para të 24 shtatorit në fshatit Banjskë që banohet kryesisht me shumicë serbe nga një grup i organizuar terrorist i cili ka ngërthyer brenda vetes së paku 30 pjesëtarë të trajnuar, ushtarakë e paramilitarë, të cilët janë sponsorizuar dhe mbështetur nga shteti serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore