Thomas dhe Susanne Jeromin janë çifti gjerman që vendosi një rekord botëror për pemët e Krishtlindjes.
Ata e kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me 444 pemë, të dekoruar në detaje, me drita e topa shumëngjyrëshe, duke marrë certifikatën e rekordit botëror.
Në fakt, shtëpia e çiftit Jeronim është shndërruar në një shtëpi të dalë nga përrallat.
Gjithsej në dekor ata kanë vendosur 10 mijë topa dhe 300 palë drita, brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ajo çfarë duket interesante është që, asnjë prej pemëve nuk është e njëjtë me tjetrën.
Thomas dhe Susanne Jeromin i kishin nisur përgatitjet muaj përpara Krishtlindjeve dhe shpresojnë që ta vijojnë sa më gjatë këtë gjë, për ta shndërruar pse jo, në një traditë familjare.
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi