Muzikë

Brad Pitt kalon në muzikë – së shpejti hap studio muzikore


Brad Pitt

Aktori amerikan, Brad Pitt dhe producenti francez, fitues i çmimit “Emmy”, Damien Quintard, kanë punuar së bashku për të rinovuar dhe ri dizajnuar studion e famshme të regjistrimit “Chateau Miraval”, e cila ka qëndruar e papërdorur për gati dy dekada.

Chetau Miraval – Provence, Francë.

E riemërtuar si “Miraval Studios”, studioja pritet të rihapet në verën e vitit 2022, në zemër të vendit të verës roze, në Provence të Francës.

Dyshja, Pitt dhe Quintard, bënë të ditur se kanë ridizajnuar tërësisht studion, por duke ruajtur disa nga pajisjet dhe veçoritë origjinale.

Në një konferencë për shtyp, Quintard tha se ai u përfshi në projektin për të rinovuar studion pasi Pitt kërkoi ta takonte.

Damien Quintard dhe Brad Pitt.

“Kur u takuam në Paris, u përshtatëm menjëherë. Ishte një moment intensiv ku ne thjesht folëm dhe folëm për regjistrimet”, ka thënë Quintard.

“Objekti ka ripërcaktuar një kumbim të jashtëzakonshëm natyror, në mënyrë që ne të mund të regjistrojmë zëra ose instrumente kudo në studio. Është me të vërtetë një hapësirë ​​ku mund të prodhosh çdo gjë nga pop dhe rock, në disqe hip-hop dhe klasike”, ka vazhduar ai.

Mes tjerash, studioja pritet të jetë e një niveli tjetër, teksa do të ofrojë pothuajse gjithçka që iu nevojitet artistëve.

Gjithashtu një objekt ku mund të qëndrojnë muzikantë vizitorë është i lidhur me studion, kështu që artistët nuk janë kurrë larg punës së tyre dhe mund të kalojnë javë të tëra në pronë duke regjistruar kryeveprat e tyre të ardhshme.

Shërbimet e tjera të disponueshme përfshijnë aksesin në pishinën e pronës dhe ushqimin nga kuzhinierët e “Chateau Miraval”.

Hapja e kësaj studioje shënon një riaktivizim për vendin e famshëm, të njohur më parë si “Chateau Miraval”, e që u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm, pianisti dhe kompozitori francez, Jacques Loussier.

Jacques Loussier – Pianist dhe kompozitor francez.

Mes artistësh më të famshëm që këngët e tyre i regjistruan pikërisht në këtë studio ishin grupi Pink Floyd, të cillët e përdorën “Chateau Miraval” për albumin “The Wall” të publikuar në vitin 1979.

Pink Floyd – Rok grup.

Regjistrime në studion në fjalë kishin bërë edhe artistët e tjerë me renome të tillë si, Sting e rok grupet, The Cure dhe The Cranberries.

Siç edhe dihet publikisht, Chateau Mirval është një pronë të cilën, Brad Pitt e ka konsideruar si të preferuarën e tij, e që dikur e kishte blerë bashkë me partneren e atëhershme, Angelina Jolie.

Ani pse, Pitt u nda me Jolie në vitin 2016, ai ende ruan pronësinë e pronës, e cila është e njohur për vreshtin e saj në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore