Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për takimin midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.
Sipas tij, dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.
“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Kosovë-Serbi sot me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrell.
I am hosting a new meeting of the High Level Belgrade-Pristina Dialogue today with President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti.
The Dialogue and its outcome is the path to the European future of both sides. Meanwhile, it brought important results for their citizens. pic.twitter.com/oZ3lOgxZTl
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 15, 2021
Takimi në fjalë është i pari që zhvillohet në mes të Kurtit dhe Vuçiçit për dialogun Kosovë – Serbi.
Albin Kurti, në Bruksel ka udhëtuar me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Ndërkohë në seancën plenare të 11 qershorit në Kuvendin e Kosovës, Kurti pati pohuar se mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut.
“Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e t’i pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, nga Brukseli pati deklaruar se “pozicioni i Serbisë është i vështirë, por nuk ka forcë që do të na detyrojë të bëjmë diçka kundër interesave tona kombëtare”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës
-
Haradinaj, pushtetit: Nëse bindni botën se drejtësia s’është e pavarur, si mendoni ekstradimin e Radojiçiç-it
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit
-
Rritja ekonomike e qëndrueshme e Kosovës po vazhdon, thotë Kurti