Shqipëria

Bie nga lartësia e objektit, ndërron jetë 55-vjeçari në Tiranë


Në Tiranë, këtë të mërkurë të 3 prillit, një shtetas ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi.

Referuar të dhënave të policisë, shtetasi që ka humbur jetën identifikohet me inicialet S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor sakaq po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore