
I bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe platformave të tjera mediatike për t’i hequr aksesin qeverisë së Edi Ramës për shkak të praktikës së abuzimit me platformat e tyre globale”.
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter. Këtë thirrje drejtuar Zuckemberg dhe Musk, fillimisht kryedemokati e bëri në deklaratën për shtyp në takim me gazetarët.
Sipas tij, “shembulli i fundit i përdorimit të një aplikacioni për të kontrolluar dhe terrorizuar punonjësit e zakonshëm kërkon një ndërhyrje”.
I call on #MarkZuckerberg, @elonmusk, and other media platforms to take away access to Edi Rama’s government because of the practice of abusing their global platforms. The recent example of using an app to control and terrorize ordinary employees calls for an intervention.
— Sali Berisha (@sali_berisha_) January 13, 2023
“E drejta e përdorimit të mediave të tilla duhet të anulohet derisa të hiqet aplikacioni i kontrollit të këtij qytetari famëkeq, i quajtur Akt1vist. Në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike do të shqyrtojë një proces ndërkombëtar kundër Edi Ramës për këtë çështje”, shkruan Berisha.
Sipas këtij të fundit, gjatë javës është shpërndarë një aplikacion të cilin “do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i like dhe komenteve”.
“Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa veten të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe duke hapur adresa falso. Tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion”, akuzoi Berisha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
Lajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura