Begaj i kërkon homologes moldave të njohë Kosovën sa më parë
Vitjon Nina
16.06.2024 12:42Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kërkuar nga homologia e tij moldave, Maia Sandu, që të rishohë qëndrimin për njohjen e Kosovës dhe të pranojë sa më parë aderimin e kësaj të fundit në organizatat ndërkombëtare.
Begaj ka qenë në një takim kokë më kokë me Sandu, ku ai shkruan përmes një publikimi në median sociale X, ish-Twitter, se është folur për rrugëtimin evropian dhe ku Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian.
During my meeting with President @sandumaiamd, I reaffirmed Albania’s support for Moldova’s EU path.
I urged reconsideration for Kosova’s recognition and support for its international memberships.
Grateful for Moldova’s contributions to KFOR.
🇦🇱🇲🇩 pic.twitter.com/amosAJPbWK
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) June 16, 2024
Më tej, shënon se i ka kërkuar homologes së tij që të njohë Kosovën dhe të mbështesë përpjekjes e saj për të qenë anëtare e plotë në organizatat ndërkombëtare.
Po ashtu, ai thekson edhe se e ka falënderuar presidenten moldave për kontributin e dhënë në kuadër të KFOR-it ndër vite.