Kosova

BE-ja ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

”Liberalizimi i vizave duhet t’i jepet Kosovës dhe një shtysë shtesë në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë”.

Kështu ka thënë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, në një intervistë për TV21 në Maqedoninë Veriore.

Ai po ashtu ka shtuar se “Europa duhet t’i japë shtysë shtesë, procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë”.

Kreu i shtetit malazez ka këruar që BE-ja duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur,.

”Për fat të keq, ato palë të treta po veprojnë nga platforma që janë kundër interesave thelbësore evropiane dhe kjo sjell konfuzion shtesë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij, ’tani jemi dëshmitarë të ideve të rinovuara në lidhje me rikompozimin e Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq më një korrik, zëvendësndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, pati thënë se “është jetike që Bashkimi Evropian (BE) të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Ai kishte pohuar se është i zhgënjyer nga vendimi i BE-së për të mos nisur negociatat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pesë muaj më parë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në një intervistë për Albanian Post pati thënë se “Franca është vendi më i pabindur”.

“Prandaj është e rëndësishme të bindet qeveria franceze se Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave”, pati thënë Cramon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore