Kosova

BE-ja do të investojë 2 milionë euro në fshatin Janjevë të Lipjanit për ta ruajtur trashëgiminë kulturore


Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit, ka thënë se institucioni që e përfaqëson do të investojë dy milionë euro në rindërtimin e 14 shtëpive në këtë fshat, në mënyrë që të ruhet trashëgimia kulturore në këtë vend.

Projekti prej dy milionë eurosh për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës është shtesë e fondit prej 1.4 milionë të ndarë nga Qeveria dhe zyra UNDP-së në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore