Bota

BBC kёrkon falje pas raportit qё zbuloi metodat mashtruese nё intervistёn me Dianёn


BBC ka kёrkuar falje pasi një raport zbuloi se një gazetar i shquar, përdori metoda “mashtruese” për të siguruar një intervistë historike me Princeshën Diana, nё periudhёn e divorcit tё saj.

Gazetari i BBC Martin Bashir, zhvilloi intervistën në vitin 1995, në të cilën ajo foli pёr prishjen e martesёs së saj me Princin Charles.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Tim Davie tha të enjten se intervista “shkatёrroi pritshmёritё e audiencёs”.

“Meqenёse BBC nuk mund ta kthej kohёn një çerek shekulli pas, mund të bëjmë një falje të plotë dhe të pakushtëzuar. BBC e ofron atë sot”, tha Davie.

Dy ditë më parë Beshir, dha dorëheqjen me arsyetimin e shqetësimeve shëndetësore.

Martin Bashir është akuzuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, për të bindur Diana-n që të japë intervistën. Bisedë që shkaktoi një krizë brenda familjes mbretërore, përmes dhënies së detajave lidhur me divorcin e saj me princin Charles.

Vëllai i princeshës Diana, Charles Spencer, ka pohuar se Bashir e mashtroi atë, duke i treguar disa vërtetime bankare të rreme.

Raporti zbuloi se Bashir i kishte treguar deklarata false bankare, vëllait të Dianës, Charles Spencer.

Nё kёtё mёnyrё Spencer “u mashtrua dhe u shty të caktojë një takim me Princeshën Diana”.

“Duke fituar akses te Princesha Diana në këtë mënyrë, Bashir arriti ta bindte atë të pranonte të jepte intervistën”, vëren raporti, duke shtuar se sjellja ishte në kundërshtim me udhëzimet e BBC.

“Prej kohësh pretendohet se Bashir ka përdorur dokumente të falsifikuara. Ato sugjeronin se personeli i pallatit po punonte kundër Princeshës Diana dhe po paguhej për ta spiunuar atë”, ka raportuar më parë CNN dhe korrespodenti Max Foster.

Ky lajm në përditësim është marrë dhe përshtatur për CNN nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore