Lajme

Baza ajrore misterioze pranë Yemen-it


Në një ishull vullkanik në afërsi të Yemen-it është duke u ndërtuar një bazë ajrore misterioze, e cila ndodhet në një nga pikat thelbësore detare të botës për dërgesat e energjisë dhe ngarkesat tregtare.

Agjencia e lajmeve, The Guardian, tregon se teksa asnjë vend nuk e ka pretenduar bazën ajrore të ishullit Mayun në ngushticën Bab el-Mandeb, trafiku i transportit që lidhet me një përpjekje paraprake të viteve më parë për të ndërtuar një pistë masive përgjatë ishullit 3.5 milje të gjatë lidhet me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu zyrtarët në qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Yemen-it thonë se prapa kësaj përpjekjeje të fundit janë Emiratet edhe pse në vitin 2019 Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se po tërhiqnin trupat nga një fushatë ushtarake e udhëhequr nga Sauditët duke luftuar rebelët Houthi të Yemen-it.

“Duket se ky është një synim strategjik afatgjatë për të krijuar një prani relativisht të përhershme”, është shprehur Jeremy Binnie, i cili ka ndjekur ndërtimet në Mayun për vite me radhë.

Ai ka vazhduar se “ndoshta nuk ka qenë vetëm për luftën në Yemen dhe duhet ta shihni situatën e transportit atje si mjaft të rëndësishme”.

Lidhur me pistën, ajo lejon cilindo që e kontrollon atë të projektojë fuqinë në ngushticë dhe të fillojë me lehtësi sulme ajrore në pjesën kryesore të Yemen-it që është trondit prej vitesh nga një luftë e përgjakshme.

Mirëpo, siguron edhe një edhe një bazë për çdo operacion në Detin e Kuq, Gjirin e Adem-it dhe në afërsi të Afrikës Lindore.

Pamjet satelitore tregojnë automjete ndërtimi që po ndërtonin një pistë prej 1.85 kilometrash në ishull. Dhe nga 18 maji, puna u duk e plotë, me tre hangarë të ndërtuar vetëm në jug të pistës.

Dhe një pistë e kësaj gjatësie mund të strehojë avionë sulmues, mbikëqyrës dhe transportues.

Një përpjekje e ngjashme ka qenë edhe në vitin 2016 kur punëtorët u përpoqën të ndërtonin një pistë më të madhe më të gjatë se tre kilometra çka do të lejonte edhe bombarduesit më të rëndë, por që u braktis.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Yemen-it kanë thënë në anonimitet se Emiratet e Bashkuara Arabe po e ndërtonin pistën dhe gjithashtu kanë thënë se gjatë javëve të fundit anijet e Emirateve kanë transportuar armë ushtarake, pajisje dhe trupa në ishullin Mayun.

Gjithashtu kanë shtuar se tensioni i fundit mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe presidentit të Yemen-it, Abd Rabbu Mansour Hadi, kishte ardhur pjesërisht si pasojë e një kërkese të Emirateve që qeveria e tij të nënshkruante një marrëveshje qiraje 20 vjeçare për Mayun. Ndërkohë zyrtarët e Emirateve nuk kanë pranuar ndonjë mosmarrëveshje.

Lidhur me projektin fillestar të dështuar të ndërtimit, ai erdhi pasi Emiratet dhe forcat aleate rimorën ishullin nga militantët Houthi me mbështetjen e Iranit në vitin 2015.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore