Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë
Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politika të Demokratizimit (DPC), në një artikull autorial të botuar në “Financial Times” rreth politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se BE-ja ka devijuar nga qëllimi fillestar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – njohja reciproke midis dy fqinjëve rajonalë.
“Duke u larguar nga qëllimi fillestar për të arritur njohjen e ndërsjellë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe duke shërbyer si mburojë për presidentin autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dialogu shërben si një shmangie nga zgjidhja e vërtetë e problemeve”, ka shkruar Bassuener
Bassuener ka nënvizuar ndër të tjera se duke qenë se shefja e ardhshme e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka demonstruar lidership dhe vizion gjatë kohës sa ka qenë kryeministre e Estonisë, veçanërisht sa i përket agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ajo do ta udhëheqë gjithashtu BE-në drejt një rivendosjeje të politikave ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, qoftë në nivel të lartë apo në nivel të kryenegociatorëve, nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. Kosova dhe Serbia vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve ekzistuese apo për dështimin dhe ngërçin në kuadër të procesit të dialogut.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së vitin e kaluar. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk e përfshin njohjen reciproke mes dy shteteve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë mes tjerash: pasaportat, diplomat, targat e veturave dhe vulat doganore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Oficerët e FSK-së stërviten nga ushtria turke për përdorimin e antitankut HAR-66
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Gërvalla mbërrin në New York për takime me “përfaqësues të lartë të shteteve” në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Serbia mund të ‘rrethohet’ nga Bayraktarët: Pas Kosovës dhe Shqipërisë, një shtet tjetër ballkanik synon t’i blejë dronët e Turqisë