Baerbock: Mbështetja për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor, domosdoshmëri gjeopolitike përballë imperializmit rus
Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë ndërsa ecin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha të hënën kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, duke veçuar rrezikun që paraqet Rusia për stabilitetin e kombeve të vogla ballkanike.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë theksoi se BE-ja nuk mund të përballojë ripërtëritjen e tensioneve në rajon, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, duke shtuar se mbështetja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri gjeopolitike për kontinentin.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbyllur hapësirën që Rusia e përdorë për politikën e destabilizimit, dezinformimit dhe infiltrimit. Kjo përfshin forcimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe ofrimin e perspektivave ekonomike për Ballkanin Perëndimor”, potencoi Baerbock përpara vizitës në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Kjo është një domosdoshmëri gjeopolitike, veçanërisht përballë imperializmit brutal të Rusisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbështetur gjashtë shtetet e rajonit në rrugën e tyre për t’iu bashkuar BE-së”, nënvizoi ndër të tjera kryediplomatja gjermane, duke shtuar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e kontinentit evropian.
Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi. Megjithatë, sfidat politike dhe ekonomike me të cilat përballen gjashtë vendet e rajonit, ngadalësuan procesin e anëtarësimit në bllok. Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune