Kosova

Arrestohet një serb në Jarinjë


Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të hënën në Jarinjë, i kërkuar me urdhër gjyqësor për një rast kërcënimi të vitit 2022.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha Elshani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore