Jetesë & Stil

Ariana Grande për herë të parë pjesë e jurisë së “The Voice”


"The Voice"

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Ariana Grande, është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të zbulimit të talenteve – “The Voice” së transmetuesit “NBC”.

Pos, Grande, në karriget e panelit të jurisë do të ulen edhe Kelly Clarkson, John Legend e Blake Shelton.

Ndërsa, kjo detyrë të cilën Ariana do ta bëj për herë të parë, duket ta gëzuar shumë yllin e hitit “God is the woman”.

Ariana Grande në prapaskenat e “The Voice”.

Grande ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat si dhe një video promovuese për sezonin e ri të “NBC The Voice”, teksa postimit i ka bashkangjitur edhe një shkrim dedikues për kastin dhe ekipin e programit.

“Nuk pritet që secili nga ju ta shoh promon e parë të sezonit të 21 të këtij spektakli. I adhuroj këta njerëz aq shumë”.

“Unë i adhuroj kaq shumë këta njerëz dhe tashmë jam në një rrënojë emocionale e menduar vetëm kur e mendoj lamtumirën e këtij spektakli, ani pse nuk ka filluar akoma” shkroi ajo.

Ariana Grandë në këtë edicion të zbulimit të talenteve do ta zëvëndosjë këngëtarin, Nick Jonas.

Ndryshe, “The Voice” është një spektakël televiziv i konkurrencës së këndimit amerikan i transmetuar nga NBC.

i u shfaq premierë gjatë ciklit televiziv pranveror më 26 Prill të vitit 2011, ndërsa synon të zbuloj talente të këngës, mosha e të cilëve fillon që nga mosha 13 vjeç e sipër.

Fituesi përcaktohet nga shikuesit e televizionit që votojnë përmes telefonit, internetit dhe blerjeve në dyqanin e iTunes të performancave vokale të artistëve konkurrentë.

Si dhuratë për fituesin dhurohen 100 mijë dollarë amerikanë dhe një marrëveshje në formë kontrate me “Universal Music Group”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore