
Sërishmi Sali Berisha në bash të selisë blu.
Për qytetarët e Tiranës, të pyetur nga Albanian Post, opinioni është i ndarë më dysh. Prerazi.
Mes dy skajeve, “fatkeqësi” e “me dinjitet”, kështu përplasen termat e tyre kur u kërkohet t’i vënë një emër rikthimit të tij.
Duket se nuk i “tremb” rikthimi, por ai i rikthyer.
Më i miri, apo më i keqi?
Ndonëse pa shpëtim, ky është fati i atyre që e kanë përdorur karizmën për pushtet. Për të qenë ose andej ose këndej, kurrkund tjetër.
Se qytetarët ose “i duan” ose “i urrejnë”.
Ah, po… janë edhe ata që, duan apo s’duan, me përgjigjet e tyre lojcake e kategorizojnë 77-vjeçarin e Partisë Demokratike në një nga dy skajet.
Mbase kanë të drejtë, pse mos të “pyetet vetë Berisha” për rikthimin e tij?
/Albanianpost.com-
Rama takohet në Ankara me Erdoganin, në fokus energjia dhe ushqimi
-
Fondi Arab i Zhvillim i jep kredi Shqipërisë për përfundimin e rrugës Qukës-Qaf Plloçë
-
Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjell shumë ekskluzivitete
-
Caktohet masa për tre skafistët që u kapën me 1 ton drogë