Lajme

Anulime fluturimesh për dhe nga aeroporti i Bejrutit pas sulmit izraelit


Disa linja ajrore anuluan fluturimet për dhe nga Bejruti pas sulmit izraelit të së premtes pasdite në periferitë jugore të Bejrutit.

Një sulm që la të paktën 12 të vrarë, duke përfshirë Ibrahim Aqil, kreun e njësisë elitare të Hezbollahut, dhe 66 të plagosur, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Dhjetë komandantë u vranë gjithashtu sipas ushtrisë izraelite.

Ibrahim Aqil ishte i përfshirë në shpërthimet e vitit 1983 në ambasadën amerikane në Liban.

Ky sulm vjen në të njëjtën javë me sulmet vdekjeprurëse të së martës dhe të mërkurës, të cilat lanë më shumë se 37 të vdekur dhe plagosur më shumë se 3 mijë njerëz.

Me çdo rritje të tensionit në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut, disa linja ajrore vendosin të pezullojnë fluturimet e tyre drejt dhe nga Bejruti.

E njëjta gjë vlen edhe për fluturimet për në Tel Aviv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore