Shqipëria

Anija me 115 kontejnerë me mbetje toksike në Kinë, reagon Dogana: Shkuan nga Kosova, Shqipëria vetëm tranzit


Dogana shqiptare ka reaguar në lidhje me publikimin e lajmit se në prill Shqipëria i ka dërguar Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike.

Administrate doganore shqiptare sqaron se rasti i cituar nga media nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë, por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

“Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Switzerland”.

Më tej në njoftim thuhet se “firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOW GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China”.

“Sa më sipër ritheksojmë se: Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë; Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria. ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”.

Alarm në Tajlandë, 800 tonë mbetje toksike dyshohet se u nisën nga Porti i Durrësit, anija fik sinjalin – po punohet me OLAF-in për ta lokalizuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore