Jetesë & Stil

Angelina Jolie viziton sërish ish-burrin, Johnny Lee Miller, kësaj radhe bashkë me të birin


Trendit të kthimit tek ish partnerët, pas këngëtares, Jennifer Lopez, i është bashkuar edhe aktorja e famshme, Angelina Jolie. Dhe për këtë Albanian Post, kishte njoftuar ditë më parë.

Fotografitë ku Jolie, shihej duke hyrë e dalë nga apartamenti i ish bashkëshortit të saj, Jonny Lee Miller në një pallat në Brooklyn, bënë gjiron e rrjetit.

Angelina Jolie.

Me një verë të shtrenjtë në dorë dhe e veshur me stil, ishte veshja e kuruar nga Angelina, për vizitën e saj tek Miller.

Por, jo vetëm!

Angelina, duket të jetë dhënë shumë pas ish-it të saj, teksa nuk ka hezituar që me vete ta marr edhe djalin e saj.

Angelina Jolie me djalin e saj.

Aktorja, 46-vjeçe, është fotografuar përsëri duke dalë nga pallati ku Jonny jeton, dhe kësaj here me të ishte edhe i biri i saj.

Ajo u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën aludimet për marrëdhënien e tyre.

Në anën tjetër, Jolie, së fundmi kishte shprehur pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të gjykatës për ndarje të kujdestarisë me ish bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne.

Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokumentin e publikuar për medie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore