Stil

Angelina Jolie udhëton drejt Jemenit për të ndihmuar refugjatët – bën thirrje për qasje humanitare në Ukrainë


Angelina Jolie - Aktore

Aktorja ikonike, Angelina Jolie tërhoqi paralele mes refugjatëve në Jemen dhe atyre që vuajnë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ylli i filmit “Wanted”, e cila prej vitesh ka punuar ngushtë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ndau me ndjekësit lajmin se kishte udhëtuar drejt Jemenit, në një video të publikuar në në Instagram gjatë fundjavës.

“Unë kam zbritur në Aden, për të takuar familjet e zhvendosura dhe refugjatët e UNHCR-së dhe për të treguar mbështetjen time për popullin e Jemenit”, shkruhej në mbishkrim.

Angelina Jolie.

“Do të bëj më të mirën për të komunikuar nga toka ndërsa kalojnë ditët”, ka shtuar ajo.

Jolie, tha se po e bën të pamundurën për të mbështetur jemenasit në luftën e tyre për paqe, teksa ka shtuar se ajo po ashtu po e përcjellë gjendjen në Ukrainë.

“Ndërsa ne vazhdojmë të shikojmë tmerret që shpalosen në Ukrainë dhe bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të konfliktit dhe aksesit humanitar, unë jam këtu në Jemen për të mbështetur njerëzit që gjithashtu kanë nevojë dëshpërimisht për paqen”, vazhdoi ajo.

Tutje, Jolie, ka shpalosur aktualitetin në Jemen – vend në të cilin numri i civilëve të vrarë, po rritet çdo ditë e më shumë.

Angelina Jolie.

“Situata këtu është një nga krizat më të këqija humanitare në botë, me një civil të vrarë ose të plagosur çdo orë në vitin 2022”, shkroi Jolie e cila ka shërbyer si e dërguar speciale për UNHCR-në.

“Një ekonomi e shkatërruar nga lufta dhe mbi 20 milionë jemenas që varen nga ndihma humanitare për të mbijetuar”, ka shtuar ajo.

Në vitin 2020, Jolie dhuroi një shumë të pazbuluar parash për një çift të rinjsh britanikë, të cilët përgatitën një stendë me limonadë për të mbledhur para për të prekurit nga kriza në Jemen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore