Jetesë & Stil

Angelina Jolie publikon librin e parë mbi të drejtat e njeriut


Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka publikuar librin “Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth” (një udhëzues për të drejtat e fëmijëve).

Në një postim, në median sociale “Instagram”, artistja shkruante se: “Unë jam shumë e frymëzuar nga të rinjtë në të gjithë botën që janë në vijën e parë të luftës për të drejtat e njeriut. Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit”.

Sipas saj, “ata po ndërhyjnë për të bërë punën që duhet të bëjnë të rriturit, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë”.

Jolie vë theksin se fëmijët po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të këqija në kampet e refugjatëve dhe zonat e konfliktit në nivel global.

“Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën e të rinjve dhe të rriturve, duke ndihmuar në arritjen e një shoqërie më të barabartë. Ky është mesazhi i librit tonë të ri: Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”.

Jolie ka qenë prej kohësh një avokate për të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Aktivizimi i saj daton në fillim të viteve 2000, kur ajo filloi të punonte në çështje të tilla, si emigracioni, shëndeti dhe arsimi për të rinjtë në të gjithë botën.

Së fundmi, Angelina është fotografuar teksa ka dalë sërish me ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller.

Ish-çifti u fotografuan duke shijuar një darkë së bashku, të hënën në Beverly Hills të Kalifornia-s.

Ylli i “Maleficent”, i cili ende po lufton me çështjen e divorcit me Brad Pitt, ishte në makinën e Miller para se ata të largoheshin së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore