Jetesë & Stil

Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd , fotografohen së bashku


Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd  dyshohet se mund të kenë nisur një romancë.

Dyshja janë parë së bashku në restorantin italian “Giorgio Baldi”, në Santa Monica, Kaliforni, raporton “TheElle”.  Thuhet se kaloi disa orë në restorant, përpara se të largohej veç e veç për të shmangur dyshimet”- deklaroi “The ELLE”.

Ka disa hamendesime se dyshen mund ta ketë bashkuar dashuria tyre e për Etiopinë.  Prindërit e këngëtarit të lindur në Kanada janë nga Etiopia, ndërsa Angelina adoptoi vajzën e saj 16-vjeçare, Zahara Marley, nga vendi i Afrikës Lindore.

The Weeknd së fundmi ndau se ai do të dhurojë 1 milion dollarë për Etiopinë ndërsa vendi po përballet me një tension me rajonin Tigray.

“Zemra ime po thyhet për njerëzit e Etiopisë, ndërsa civilë të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi“,- u shpreh ylli 31-vjeçar.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara”.

Shumë njerëz besojnë se pak këtij takimi fshihet një njohje e re dhe kjo na bën më shumë kuriozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore