Bota

Aktivistja Greta Thunberg pjesë e vulave suedeze


Greta Thunberg, aktivistja suedeze 18 vjeçare, që frymëzoi protestat e veprimit klimatik në të gjithë botën, do të shfaqet në një pullë në vendin e saj.

Vula tregon Thunberg me mushama të verdhë teksa qëndron në një shkëmb. Në panoramë shfaqet gjithashtu një tufë zogjsh.

Shërbimi postar i Suedisë, PostNord, do të shesë pullat për rreth 1.40 dollarë, sipas raportimeve të Associated Press.

Sipas “The Reuters” vula nuk është modeluar nga aktivistja. Ato janë pjesë e serive me fokus mjedisin, të ilustruara nga artisti suedez Henning Trollback.

Thunberg mori famë në të gjithë botën në gusht 2018. Për një periudhë ajo u shkëput nga shkolla dhe filloi të organizojë protesta para parlamentit të Suedisë duke kërkuar që qeveria të ndërmarrë veprime për të luftuar ndryshimin e klimës.

Ajo u suportua për të përhapur mesazhin e saj dhe u kthye në shkollë në gusht të vitit 2020.

Tashmë Greta ka themeluar lëvizjen e saj “Të premtet për të Ardhmen”. Ajo është një lëvizje ndërkombëtare e nxënësve të shkollave dhe universiteteve.

Aktivistët lejnë orët e mësimit, kryesisht të premteve, për të marrë pjesë në demonstrata.

Ata i’u kërkojnë udhëheqësve politikë dhe ekonomikë të ndërmarrin veprime lidhur me katastrofat klimatike dhe tranzicionit të industrisë së karburanteve në energji të rinovueshme./AlbanianPost.com


 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore