Kosova

Aksioni në Veri: Policia dyshon se u rrodhi informacioni


Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti,

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin e Policisë në Veri.

“Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit, po hetohet kjo. Nga 9 lokacione në veri, tetë s’ka mundur të realizohet operacioni se qytetarët kanë penguar zhvillimin e operacionit”, tha Mehmeti.

“Totali i planifikuar për kontroll ka qenë në 26 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, 6 në Pejë, 10 në Mitrovicën Jugut, 5 në Mitrovicën e Veriut në Zveçan”.

Sipas tij “ka pasur hedhje të granatave luftarake të dorës”.

“Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme drejt zyrtarëve policor, 10 zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore, 7 prej tyre të nacionalitetit shqiptarë”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se ky operacion ka filluar rreth 1 vit më parë dhe veprimet operacionale janë zhvilluar gjithë kohës.

“Kemi bërë kontrolle në lokacione të dyshuara, sekuestrim të mallrave dhe arrestim të personave të dyshuar. Të gjitha aksionet janë realizuar në koordinim të plotë me prokuroritë dhe gjykatat kompetente”.

Mehmeti ka theksuar se në të gjitha rajonet e tjera operacioni ka kaluar pa asnjë problem, “në pjesën veriore të Mitrovicës, grupet kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar dhe kanë krijuar bllokim të rrugëve”.

“Kanë hedhur shok bomba, kanë shtënë më armë të ndryshme të zjarrit me qëllim të pengimit dhe sulm ndaj zyrtarëve doganor. Operacioni ka mbuluar dy raste, njëri rio tjetri mjekra”.

“Një nga personat e përfshirë është i lënduar, dhe ende nuk kemi arritur të konfirmojmë që lëndimi është marrë nga gjuajtjet e qytetarëve që kanë tentuar ta pengojnë operacionin policor. 10 persona janë shpallur në kërkim”.

Kreu i Policisë ka potencuar se operacioni policor ka përfunduar dhe se situata në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit është e qetë, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar më tej në bashkëpunim me doganën.

“Lokali në të cilin barnatoren ku janë sulmuar policët është lokal i një shqiptari, por që është i njohur për veprimtari kriminale dhe që është në kërkim.”

“Statistika tregojnë se operacioni është zhvilluar në katër rajone, janë bastisur 26 lokacione të ndryshme, janë arrestuar 8 persona, janë shpallur 10 persona në kërkim dhe 10 persona zyrtarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Një qytetar është lënduar. Janë konfiskuar mallra të ndryshme në vlerë të qindra mijëra euro. Pjesëtari i lënduar në protesta e sotme është një qytetar që a precedent penal i cili në vitin 2011 është akuzuar për vjedhje të rëndë”, ka përfunduar Mehmeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore