Studimi i fundit i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tregon se teknologjia ka potencialin të zëvendësojë punët e grave në një shkallë më të lartë se burrat, duke sjellë shqetësime rreth zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale (IA).
Sipas raportit, efektet e automatizimit kanë ndikime më të mëdha tek gratë, duke prekur më shumë se dyfishin e për qindjes së burrave që mund të ndikohen nga ky ndryshim.
Në vendet me të ardhura të larta, rreth 7.8% e vendeve të punës të mbajtura nga gratë kanë potencialin për t’u automatizuar, ekuivalenti i rreth 21 milionë vendeve pune. Në anën tjetër, rreth 2.9% e vendeve të punës të mbajtura nga burrat – ose rreth 9 milionë vende pune – përballet me këtë rrezik.
Studimi ka analizuar sektor të caktuar, përfshirë punë të tilla si daktilografistë, nutricist, punonjës të qendrave të kontaktit, punëtorë bankash janë më të ekspozuar ndaj mundësisë së automatizimit.
Studimi thekson se ndryshimet që teknologjia sjell do të ndikojnë më shumë në cilësinë e vendeve të punës dhe ndoshta në mënyrën se si kryhen punët.
Për të kryer analizën e mundësisë së automatizimit, studimi përdori modelin e gjuhës GPT-4, një vëllim më i madh se ChatGPT, për të parashikuar ndryshimet e ardhshme në tregun e punës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
OKB: Fondi global i AI nevojitet për të ndihmuar vendet në zhvillim të përfitojnë nga teknologjia
-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?
-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni