Kosova

Abdixhiku: Përbashkimi rreth LDK-së është refuzim kategorik i propagandës përçarëse


Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se përbashkimi i qytetarëve rreth partisë që ai e udhëheqë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve.

Këto komente, Abdixhiku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas tubimit të Forumit të Gruas së LDK-së në qytetin e Obiliqit.

“Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkimi ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse!”, ka shkruar Abdixhiku.

Foto: Lumir Abdixhiku

Në prizmin e liderit të opozitës “e ardhmja jonë është e ndritshme”.

“Ajo i takon popullit të Kosovës; nuk i përket populistëve!”, ka përfunduar kreu i LDK-së.

Ndryshe, Abdixhiku është duke mbajtur takime në qytete të ndryshme të Kosovës, për ta përgatitur partinë e tij për zgjedhjet e reja.

Në këtë drejtim, LDK-ja të martën mbajti edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore