Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, takoi të martën shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Aivo Orav, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve politike në vend, si dhe rreth përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta. Kryetari Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis BE-së dhe Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e LDK-së.
Këshilli i BE-së ka emëruar diplomatin estonez në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut në Prishtinë në korrik të këtij viti, duke pasuar kështu diplomatin çek, Tomas Szunyog, që ka shërbyer në këtë post që nga viti 2020. Orav, një diplomat me përvojë rreth 30-vjeçare në diplomacinë evropiane, nacionale e rajonale, do të ketë mandat fillestar prej dy vjetësh.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025, në një kohë kur polarizimi i skajshëm dhe sfidat e sigurisë janë duke zënë rrënjë në vend. Në të njëjtën kohë, procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një prej çështjeve kryesore politike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi