Princi Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në qendër të vëmendjes, me pjesëmarrjen e tyre në një koncert lidhur me ndërgjegjësimin e vaksinës kundër Covid-19. Pjesmarrëse do jetë edhe Jennifer Lopez ,Selena Gomez.
Të gjithë do paraqiten në “Global Citizen’s Vax Live.” Një koncerti i menduar për të ribashkuar botën në tetë maj.
Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, Meghan dhe Harry thanë: “Gjatë vitit të kaluar, bota ka përjetuar shumë dhimbje, humbje dhe luftë. Tani duhet të shërohemi së bashku. Ne të gjithë do të përfitojmë, do të jemi më të sigurt nese kemi një qasje të barabartë në vaksinë,”
Prezent do jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo fushatë po shtyn gjithashtu bizneset të dhurojnë para për doza, që kompanitë farmaceutike të bëjnë të disponueshme vaksinat me çmime jo fitimprurëse.
Harry dhe Meghan kanë inkurajuar sektorin privat të bëjë donacione në skemën Covax, e cila drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe synon të sigurojë që vaksinat të ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve, të pasura dhe të varfër.
Më shumë se një miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë shpërndarë në gjithë botën. Por ka ndryshime të mëdha në mënyërën si janë shpërndarë, mes vendeve të varfëra dhe të pasura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi