Këshilli i Ministrave në vendimin “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, përcakton që paga minimale të jetë 30.000 lekë.
“Paga bazë minimale mujore, për punonjësit në shkallë vendi, të jetë 30.000 lekë”, thuhet në vendim. Kjo pagë është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik e fizik, vendas apo i huaj.
Në vendim cilësohet se “paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe zbatohet nga data 1 janar 2021.
Gjithashtu, shfuqizohet vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi