Kryetari i AKB: Hapja e aeroportit në Kukës, mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Aleanca Kosovare e Bizneseve, hapjen e aeroportit në Kukës e ka vlerësuar si mundësi të mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“AKB e vlerëson si mundësi të madhe dhe te re për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri në Kukës”, ka shkruar në Facebook, kryetari i AKB-së, Agim Shahini.
Ai tha se me hapjen e aeroportit të ri, pasagjerët do të përfitojnë shërbime më të lira dhe të shpejta, si dhe do të ketë më shumë zgjidhje për ardhjen e diasporës.
“Kjo është më shumë në funksion të Kosovës se sa të Shqipërisë, pasi që Prishtina ka rreth 100 km, kjo është një konkurrencë e drejtpërdrejt e aeroportit të Prishtinës, që pasagjerët do të përfitojnë shërbime më të lira e më të shpejta, por edhe më shumë zgjidhje për udhëtimin e diasporës shqiptare”, ka thënë Shahini.
Sipas tij kjo rritë edhe mundësinë e konkurrencës së importeve dhe eksporteve të mallrave, shërbimeve kombëtare e ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ndërkohë, më 18 prill, Shqipëria ka përuruar hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit i cili mban emrin “Zayed-Flatrat e Veriut”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi