Lajme

Dhjetëra të vrarë në Meksikë, ndërsa rivalët luftojnë për kontrollin e kartelit Sinaloa


Të paktën 10 persona raportohet se janë vrarë në rajonin veriperëndimor të Meksikës, Sinaloa, duke e çuar numrin e njerëzve të vrarë ose të zhdukur në më shumë se 100.

Dhuna, e raportuar nga zyrtarët dhe media të dielën, vjen pas arrestimit të befasishëm të bashkëthemeluesit të kartelit të Sinaloa-s, Ismael “El Mayo” Zambada në Shtetet e Bashkuara në fund të korrikut, i cili besohet se ka nisur një luftë të brendshme për pushtet.

Rreth 70 njerëz janë vrarë që nga 9 shtatori, kryesisht në kryeqytetin Culiacan, njoftoi agjencia e lajmeve AFP duke cituar të dhëna nga zyrtarët dhe shtypi.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se 51 persona të tjerë u zhdukën si pasojë e dhunës.

I pari nga tre incidentet e së shtunës ishte një shkëmbim zjarri midis policisë dhe vrasësve të dyshuar, pas së cilës persona të panjohur bllokuan një rrugë me makina dhe motoçikleta.

Më vete, agjentët e sigurisë u sulmuan nga njerëz të armatosur, të cilët më pas u larguan në një ndërtesë apartamentesh.

Një shkëmbim zjarri që pasoi pa tre të dyshuar të armatosur të vrarë, një të arrestuar dhe dy ushtarë të plagosur, shkroi guvernatori Ruben Rocha Moya në X.

Të shtunën, Rocha udhëtoi në Mexico City për të takuar Presidenten e zgjedhur Claudia Sheinbaum.

Qeveria federale dërgoi gjithashtu 600 ushtarë të shtunën për të përforcuar sigurinë në Sinaloa.

Mediat meksikane raportuan gjithashtu shtatë vdekje të tjera.

Trupat e pesë personave u lanë në rrugë, gjysmë të zhveshur, në atë që supozohet të jetë një mesazh frikësimi për fraksionet ndërluftuese.

Nuk ka detaje për dy vdekjet e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore