Shqipëria

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla


Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin.

Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu Allës nuk i lejohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

Ai favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore