Shqipëria

Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë në bregdet, SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron


Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Jorgo Goros, ish-kryebashkiak i Himarës.

Goro, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rreme të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike”.

Nga ana tjetër, Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë.

Bilbil Aliaj, ish-Drejtor i ZVRPP-së, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vezir Gjikokaj, ish-jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Stavri Mëhilli, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

Në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se Goro, në bashkëpunim me Drejtorin Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë, shkresën, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore