Kosova

Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës


Edita Tahiri

Sipas ish-kryenegociatores së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, është mirë që kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, të dalin në opozitë, pasi që kështu, konsideron ajo, ndalet dështimi i vendit.

Këto komente, Tahiri i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka komentuar vizitat që Kurti dhe Osmani do t’i kenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marrë vrap në Amerikë – tash kur i prishen marrëdhëniet me ta mire është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës”, shkroi Tahiri.

Presidentja Osmani është duke qëndruar në SHBA, pasi që do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, të dielën e 29 shtatorit, kryeministri Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrim pjesë në dy tubime me mërgatën shqiptare atje; një në New Jersey dhe një tjetër në Connecticut.

Ndryshe, që nga koha kur Albin Kurti ka marrë pushtetin, SHBA-të kanë kritikuar vazhdimisht – si kurrë më parë – Kosovën, posaçërisht sa i përket vendimeve që i kanë marrë për Veriun e banuar me shumicë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore