Shqipëria

I arrestuar në Angli me 3 kg kokainë, Prokuroria Kukës kërkon konfiskim të pasurisë


Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një shtetasi dhe të afërmve të tij nën akuzë për “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore