Kosova

Plagoset një person në Mitrovicë


Një person është plagosur me armë zjarri të premten në Mitrovicë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Viktima, potencoi ai se është dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore