Shqipëria

Pjesë e grupit kriminal, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-shoferit të Ministrisë së Brendshme


Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e ish-shoferit të Ministrisë së Brendshme, Sokol Idrizaj, dhe familjarëve të tij.

Kjo pasi ato akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Gjithashtu Gjykata pranoi edhe kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Vitin e shkuar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre u vunë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme pasi dyshohen si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.

Dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari, që ka dyqanin qendror në Tiranë.

Grupet kriminale bënin vjedhjet në biznese dhe banesa në zona të ndryshme të Francës, nga markat e shtrenjta, bizhuteri, por edhe piktura.

Sokol Idrizi, ish-shoferi i Veliut, ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, ku është arrestuar tashmë me urdhër të SPAK, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore