Kosova

Një person theret me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi e kishte goditur me mjet të mprehtë një thikë viktimën në oborrin e Emergjencës në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e lëndimit të rëndë tregohet se viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Pas intervistimit, potencohet se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aty theksohet edhe që një person ka raportuar se ka hasur në tre mina dhe dy bomba dore në Shtërpcë.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në njoftim.

Tri vdekje janë raportuar se kanë ndodhur brenda 24- orëve në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore