Një kontigjent gjerman prej 20 ushtarësh ka zbarkuar në Kosovë në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR), ka njoftuar faqja zyrtare e Forcave të Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) nëpërmjet një postimi në platformën “X” të mërkurën, derisa ka shpërndarë edhe fotografi nga dislokimi i tyre.
“20 ushtarë nga kontingjenti gjerman i dislokimit në KFOR zbarkuan në Kosovë me një Airbus A400M. A400M fluturon rregullisht për të transportuar personel dhe material për Bundeswehrin dhe për të siguruar gatishmërinë operacionale të kontingjentit”, thuhet në njoftimin e Bundeswehrit.
Aktualisht, në mesin e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja janë rreth 400 ushtarë gjermanë. Disa ditë më parë, një kontigjent shtesë prej 200 ushtarësh kanë zbarkuar në vend për të përforcuar KFOR-in, në sfondin e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bundeswehr është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999. Megjithatë, në përgjigje të trazirave të vitit të kaluar dhe situatës së paqëndrueshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, aleatët kanë shtuar numrin e ushtarëve në Kosovë – prezenca më e madhe në 10 vitet e fundit.
Në parim, misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është i pakufizuar, që do të thotë se nuk ka afate kohore. Megjithatë, në vitin 2020, ekzekuti gjerman ka thënë se do ta adresojë në Parlamentin e Gjermanisë pjesëmarrjen e Bundeswehrit në misionin paqeruajtës të NATO-s, përkatësisht çdo 12 muaj.
20 Soldatinnen und Soldaten des Deutschen Einsatzkontingentes #KFOR sind mit einem Airbus A400M im Kosovo gelandet. Der #A400M fliegt regelmäßig, um Personal und Material für die #BundeswehrimEinsatz zu transportieren und die Einsatzbereitschaft des Kontingentes sicherzustellen. pic.twitter.com/jkkByuiP4p
— Bundeswehr im Einsatz (@Bw_Einsatz) September 18, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi