Klisman Kadiu, këshilltar politik në Qeverinë e Kosovës, konfirmoi për shtypin në Prishtinë se nuk do të ketë takim trepalësh në Bruksel, ku të martën emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takoi ndaras kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – qëndruan të martën në Bruksel për një raund të ri negociatash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Lajçaku zhvilloi takime biletarale me të dy delegacionet, por nuk ka pasur takim trelateral.
Bislimi, ashtu siç e citoi “Radio Evropa e Lirë” më herët, deklaroi se takimi i përbashkët dështoi për shkak se Serbia “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”. Ndërkohë, udhëheqësi i delegacionit serb dhe ndërmjetësi evropian nuk janë deklaruar akoma për shtyp.
Ndryshe, takimet e mbajtura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, qoftë në këtë nivel, apo në nivel të lartë, nuk kanë prodhuar rezultate në terren. Për herë të fundit, delegacionet janë takuar në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat. Gjithashtu, liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk janë takuar në kuadër të dialogut për më shumë se një vit.
Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione paralele të Serbisë, krahas largimit të dinarit. Por, lëvizjet janë kundërshtuar nga serbët lokalë, zyrtarët serbë dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. BE-ja pothuajse vazhdimisht e ka qortuar ekzekutivin kosovar për çfarëdo vendimi që potencialisht tensionon situatën në veriun e trazuar të Kosovës.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel, pastaj në Ohër. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative për të dyja palët, ata nuk kanë arritur t’i bindin liderët që të fillojnë implementimin e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit