Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Aivo Orav, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Jeffrey Hovenier, ku në fokus ka qenë situata e sigurisë në Kosovë.
“Ne kemi diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka shkruar shkurt diplomati estonez pas bisedës, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi nga një prej takimeve të mëhershme.
Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione paralele të Serbisë, krahas largimit të dinarit. Por, lëvizjet janë kundërshtuar nga serbët lokalë dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. BE-ja dhe SHBA-ja pothuajse vazhdimisht e kanë qortuar Qeverinë e Kosovës për çfarëdo vendimi që potencialisht tensionon situatën në veriun e trazuar.
Ndryshe, përkundër se situata në pjesën veriore është pak më e qetë pas terrorizmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ende perceptohet tensioni – tension për shkak të numrit të madh të çështjeve të pazgjidhura në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke