Lajme
Trump është “i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij”, thotë drejtori i fushatës
Donald Trump është “i sigurt” pasi ” disa të shtëna” u dëgjuan “në afërsi të tij ” ndërsa ai ishte në Florida.
Kështu ka shkruar në një deklaratë drejtori i komunikimit i fushatës së ish-presidentit dhe kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, pa dhënë megjithatë detaje të tjera për momentin.
Të shtënat me sa duket u qëlluan në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf të dielën më 15 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com