Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas rrjedhjes së lajmit se në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit janë hedhur nga një dron sasi droge dhe celularë.
Drejtoria pranon se ditën e djeshme rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë në burgun e Peqinit konstatuar një mjet fluturues, dron, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, ku për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut.
Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të IEVP Peqin.
Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave.
Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se ka ndërmarrë menjëherë një sërë masash për të rritur sigurinë, duke përfshirë: shtimin e forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta; kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së; si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve në këtë ngjarje.
Po ashtu, është parashikuar që të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Homazhe për Gerti Bogdanin, arkëmorti i ish-deputetit vendoset në Kuvend
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
E rëndë në Has – Djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy
Lajmet kryesore
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
E pamundur të dihet nëse radiot e Hezbollahut ishin tonat, thotë firma japoneze
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së