Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në interpelancën për transportin e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit, ngriti një pyetje për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama: Kush e lejoi eksportin nga porti.
Sipas Bardhit, Rama është kreu i aktivitetit të kontrabandës për mbetjet e rrezikshme.
“Në 8 gusht 2024, 3 organizata denoncuan faktin se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit po transportonin mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës. Kur kjo e fundit mësoi se anijet ishin nisur nga porti i Durrësit, refuzoi që t’i pranojë”.
Për Bardhin dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës.
“Hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum. Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht”.
Bardhi u shpreh se vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme.
“Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Homazhe për Gerti Bogdanin, arkëmorti i ish-deputetit vendoset në Kuvend
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
E rëndë në Has – Djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy
Lajmet kryesore
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
E pamundur të dihet nëse radiot e Hezbollahut ishin tonat, thotë firma japoneze
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së