Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur këtë të enjte të 12 shtatorit është paraqitur në ambientet e SPAK për të mësuar akuzat e ngritura për çështjen “Partizani”.
Ndaj biznesmenit është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Një ditë më parë, SPAK mori të pandehur kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Ndërkaq Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Kjo pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Malltezin për shfrytëzimin e territoreve sportive të kompleksit Partizani për kryerje ndërtimesh.
Kompania u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin, por në vitin 2014 Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Homazhe për Gerti Bogdanin, arkëmorti i ish-deputetit vendoset në Kuvend
-
Fillon procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të KEK-ut
-
OKB miraton rezolutën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit brenda 12 muajve
-
Petritsch druan se SHBA-së po i humbet durimi: S’ka më mbështetje për Kosovën – politika e Kurtit e fokusuar në nacionalizëm
Lajmet kryesore
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
Hezbollahu pezullohet mes poshtërimit dhe dëshirës për hakmarrje, por nuk do luftë
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së