Katër të rinjve serbë, të dyshuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës, iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në Veri.
Kundër arrestimit të katër të rinjve serbë kanë protestuar të mërkurën një numër i konsiderueshëm i serbëve lokalë.
Pas vendimit të Gjykatës, avokati mbrojtës i njërit nga të arrestuarve, Nebosha Vlajiç, ka thënë për “Kossev” se ky vendim është “një fitore e vogël për drejtësinë”.
“Rezultati është i tillë që mund të jemi pjesërisht të kënaqur”, tha Vlajiq.
Ndryshe, sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër serbët e arrestuar dyshohen se kanë fyer e sulmuar zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit të Mitrovicës së Veriut.
Nga ana tjetër, familjarët e të arrestuarve kanë pretenduar se ata janë keqtrajtuar gjatë arrestimit, pretendim që është mohuar nga Policia e Kosovës.
Në protestën e së mërkurës, protestuesit kanë fishëklluar me filikaqa dhe kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrime si “Policia e Kurtit”, “Lërini fëmijët të largohen”, “Na ktheni fëmijët”, “A është e shqetësuar BE-ja?”.
Njëri nga avokatët e të arrestuarve, Millosh Deleviç, i ka thënë mediumit “Kossev”, se deklaratat e Policisë së Kosovë dhe të akuzuarve se si ka nisur ngjarja nuk përputhet.
Në mesin e protestueseve ka qenë edhe politikani opozitar serb nga Kosova, Aleksandër Arsenijeviç, si dhe disa zyrtar të Listës Serbe.
Sipas raportimeve, tre prej të arrestuarve kanë qenë në gjendje të dehur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti e Vuçiç në Bruksel – jo për dialog, por për milionat e BE-së
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
Lajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Hezbollahu pezullohet mes poshtërimit dhe dëshirës për hakmarrje, por nuk do luftë
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023