Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Tirana Connectivity Forum ku ritheksoi mbështetjen e paprecedentë të Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Kjo, duke përfshirë 9 miliardë euro të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe 6 miliardë euro të caktuara për rajonin nëpërmjet Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes.
Gonzato tha se “të dy këto instrumente financiare pasqyrojnë angazhimin tonë për të ndihmuar më tej reformat e lidhura me BE-në dhe ngushtimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit dhe BE-së”.
“Duke investuar në fusha kyçe si digjitalizimi, energjia dhe transporti, ne jo vetëm që po përmirësojmë lidhshmërinë, por gjithashtu po hapim rrugën për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme”, theksoi Gonzato.
Ambasadori u shpreh se “lidhshmëria është shumë më tepër se thjesht infrastrukturë; ka të bëjë me krijimin e partneriteteve të qëndrueshme të cilat mbështesin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Hezbollahu pezullohet mes poshtërimit dhe dëshirës për hakmarrje, por nuk do luftë
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023