Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, deklaroi të mërkurën se “Kosova është një çështje shumë e vështirë” për Serbinë, derisa shtoi se qëndrimi i Uashingtonit është se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve është “mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Hill, ashtu siç e citoi rrjeti ballkanik “N1” të mërkurën e 11 shtatorit, konsideroi ndër të tjera se “perspektiva evropiane për Serbinë është duke u forcuar çdo ditë e më shumë” derisa shtoi se “SHBA-të të mbështesin BE-në në procesin e zgjerimit dhe mbështesin Serbinë në procesin e anëtarësimit”.
Ndryshe, në një intervistë për revistën e përjavshme serbe “NIN” në qershor, ambasadori amerikan, i cili kritikon në vazhdimisht Kosovën, por asnjëherë Serbinë, kishte thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për t’u bërë anëtare e BE-së, duke nxituar edhe reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili kishte kundërshtuar Hillin.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje vitin e kaluar nën lehtësimin e BE-së, por ajo nuk është zbatuar akoma. Kosova dhe Serbia vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve ekzistuese apo për dështimin dhe ngërçin në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti e Vuçiç në Bruksel – jo për dialog, por për milionat e BE-së
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
Lajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Vala e dytë e shpërthimeve në Liban vret 20 dhe plagos 450
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023