Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të martën shefin e ri të zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët.
“Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebok.
Ai bëri me dije se me diplomatin evropian ka diskutuar dhe ndarë pikëpamjet e tyre për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës.
“Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”.
Lideri i opozitës potencoi se ambasadorit Orav ia ka konfirmuar përkushtimin e plotë të PDK-së për të kontribuar në thellimin e raporteve diplomatike dhe politike, të cilat, siç thotë ia, “garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”.
Gjatë ditës, Orav është takuar edhe me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku e njofton ambasadorin e ri të BE-së në Prishtinë me qëndrimet e LDK-së
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke